Duket se fati i keq e ka ndjekur në ditët e fundit futbollistin e kombëtares, Elseid Hysaj. Përpos faktit se një Shqiptari e tërë e fajësoi për humbjen me Poloninë, Hysaj duket se nuk i ka punët mirë as në kampionatin italian. Ai i ka dhuruar një penallti Interit teksa ka penguar mesfushorin Nicola Barella që në minutën e 11 të takimit. Futbollisti i Lazios i dhuroi golin në pjatë të artë skuadrës kundërshtare teksa Perisiç kaloi në avantazh Interin. Rikujtojmë se edhe në ndeshjen e vlefshme për Botërorin 2022, gabimi i tij i dyfishtë solli golin për Poloninë. Ai e mbajti topin më gjatë seç duhet në një zonë të rrezikshme, pasi polakët rikuperuan dhe rinisën aksionin.