JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vuçiç: Britania e Madhe qëndron prapa aksionit në Mitrovicën Veriore!
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16/10/2021 12:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka drejtuar akuza tek britanikët, pasi , sipas tij, ata i ndihmuan Qeverisë së Kosovës për aksionin në veri të Mitrovicës.

“Po më gënjejnë hapur. Ata na gënjejnë të gjithëve. Ata mendojnë se ne jemi budallenj dhe se ata mund ta shesin atë histori për luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Shqetësimi i tyre i vetëm është se Serbia nuk ka prezencë në Kosovë dhe Metohi. Ata mendojnë se ne jemi budallenj. Mos na bëni budallenj. Britania e Madhe qëndron pas kaosit dhe sulmit ndaj ROSU”, deklaroi Vuçiq për një televizon serb.

Kujtojmë se Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka mbështetur Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në gjithë vendin.

“Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën”, thuhet në reagim.

Sipas kësaj ambasade, “përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimin e retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë”.

Ambasada e Britanisë së Madhe është shprehur e shqetësuar sa i përket sulmit ndaj gazetarëve në Mitrovicën Veriore.

“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për raportet e frikësimit të gazetarëve që përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe të raportojnë faktet në terren. Gazetarët kanë të drejtë të veprojnë në një mjedis të sigurt, dhe ata që e kërcënojnë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftim.