JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vladimir Putin: Do ofrojmë më shumë gaz për Europën nëse kërkohet
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/10/2021 3:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti Vladimir Putin tha dje se Rusia ishte e gatshme të siguronte më shumë gaz për Europën nëse kërkohej, duke hedhur poshtë në mënyrë të prerë sugjerimin se Moska po redukton furnizimet për motive politike. "Nëse ata na kërkojnë të rritemi më tej, ne jemi gati të rritemi më tej. Ne do të rritemi me aq sa na kërkojnë partnerët tanë. Nuk ka asnjë refuzim, asnjë"-tha Putin në një konferencë të energjisë në Moskë.

Çmimet europiane të gazit kanë arritur nivele rekord këtë muaj, por Kremlini ka mohuar vazhdimisht se Rusia po i ndalon furnizimet në mënyrë që të ushtrojë presion për miratimin e shpejtë rregullator të gazsjellësit të ri Nord Stream 2 përgjatë Detit Baltik për në Gjermani. Putin e përshkroi si "pakuptimësi të plotë" akuzën se Moska po përdorte energjinë si armë politike.

"Rezervat e Rusisë janë të pakufizuara dhe ne po rrisim furnizimet për Evropën edhe në kushtet aktuale, të cilat janë të vështira për ne. Ne gjithmonë takojmë partnerët tanë në gjysmë të rrugës dhe jemi gati të diskutojmë për veprime shtesë" theksoi më tej Putini pa dhënë më shumë hollësi.

Burimi: Reuters | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania