JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Plas sherri në burgun grek! Shqiptari bën për spital një rumun
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/10/2021 23:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sherr i rëndë ka ndodhur në një burg të Nafplio të Greqisë, ku protagonistë u bënë një shqiptar dhe një rumun. Mediat greke raportojnë se shqiptari ka sulmuar dhe ka rrahur 39-vjeçarin rumun, i cili ishte dënuar me burg se kishte vrarë gruan e tij.

Më pas i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe pasi është konstatuar se nuk ishte dëmtuar rëndë, është kthyer sërish në burg në një qeli larg shqiptarit. Në fakt sherret mes të dënuarve në këtë burg janë të zakonshme, raportojnë mediat vendase.

Burimi: sportime.gr | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania