JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Xhandarmëria serbe këndon para Vuçiçit:“Të nisemi drejt për në Kosovë”
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13/10/2021 23:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Xhandarmëria serbe këndon këngën “Të nisemi drejt për në Kosovë” para Aleksandër Vuçiçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shkuar në Kralevë për të vizituar xhandarmërinë serbe, pas intervenimit të Policisë së Kosovës në nivel vendi kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar.

Xhandarmëria serbe para presidentit serb këndoi këngën famëkeqe me motive të mëdha të urrejtjes ndaj shqiptarëve “Të nisemi drejt për në Kosovë”.

Presidenti i Serbisë i lavdëroi për gatishmërinë e tyre.

“Ne do të bëjmë më të mirën tonë që të mos ju thërrasim. Por nëse ju thirrim për të mbrojtur popullin tonë, unë e di që ju do të përgjigjeni dhe të kryeni detyrën e juaj të shenjtë, obligimin e juaj të shenjtë, në mënyrën më të ndershme të mundshme. Faleminderit shumë për këtë”, iu drejtua Vuçiç xhandarmërisë serbe.

“Paqen dhe stabilitetin do ta ruajmë me çfarëdo çmimi. Nëse na sulmojnë, nëse vrasin njerëzit tanë, atëherë do të na duhet t’i mbrojmë ata. Çfarë dua t’ju them është se do të fitojmë. Nuk do të dorëzohemi, nuk do të tërhiqemi”, deklaroi Aleksandër Vuçiç.