JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Greqi/ Zjarr i madh në një restorant në ishullin e të pasurve, shkrumbohen disa makina
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/10/2021 23:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një zjarr i madh ka rënë gjatë mbrëmjes së sotme në një restorant në Ornos, Mykonos, ishulli i famshëm grek i cili vizitohet kryesisht nga të pasurit. Zjarri shpërtheu në restorantin “Progress” në zonën Korfos. Për disa orë me radhë njerëzit ishin në panik, ndërsa një re e madhe tymi të zi mbuloi komplet zonën.

Zjarrfikës të shumta shkuan në zonë për të shuar flakët, ndërsa raportohet se nga zjarri pati edhe disa shpërthime të bombolave të gazit që ishin brenda restorantit. Siç shihet nga pamjet, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka shkrumbuar edhe disa makina që ndodheshin të parkuara në ambientet e jashtme të restorantit.

Burimi: ant1news.gr | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania