JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kriza kaplon Shqipërinë! Ministrja i kërkon shkollave kthimin e fondeve të lira, i lë para vetëm për 2 paga mësuesish
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/10/2021 18:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk dihet nëse ka lidhje me krizën e fundit që ka kapluar vendin pas rritjes së çmimeve, por financat e shtetit shqiptar janë në një situatë të vështirë. Këtë e ka treguar vetë Ministria e Financave, me email-in e fundit që ka nisur për të gjithë shkollat e vendit, të cilave i kërkon që të rikthejnë fondet e lira dhe të mbajnë vetëm për dy pagat e radhës për mësuesit.

Sipas Fax News Ministria e Financave u kërkon të gjithë institucioneve të arsimit, kthimin pas të të gjithë fondeve të lira (pagave). Duke u lënë shkollave vetëm pagesat e mësuesve për muajt tetor dhe nëntor. Pjesa tjetër duhet t’u kthehet pas Ministrisë. Sipas ministrisë kjo po bëhet për “disa shërbime prioritare të qeverisë. Njoftimi me email u ka shkuar të gjitha shkollave duke i pyetur se sa lekë kanë gjendje. Ministria kërkon përgjigje urgjente sot.