JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vaksina anti-COVID pa gjilpërë, studiuesit testojnë me sukses aplikimin me laser
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/10/2021 18:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Studiuesit në Holandë po zhvillojnë teknologjinë lazer për të mundësuar vaksina "praktikisht pa dhimbje" pa gjilpërë në atë që ata e quajnë një përparim që do të lehtësojë frikën dhe do të ulë pragun për vaksinimet. "Gun Bubble" përdor një lazer për të shtyrë pikat e vogla nëpër shtresën e jashtme të lëkurës, tha David Fernandez Rivas, një profesor në Universitetin Twente dhe bashkëpunëtor kërkimor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets që themeloi idenë. Ky proces vaksinimi nuk është aspak i dhimbshëm dhe sipas shkencëtarëve edhe më i shpejtë se një pickim mushkonje.

Brenda një milisekonda, gota që përmban lëngun nxehet me një lazer, krijohet një flluskë në lëng, duke e shtyrë lëngun jashtë me një shpejtësi prej të paktën 100 km në orë, tha ai.

Pas suksesit në testim, kërkuesit holandezë po shpresojnë të nisin së shpejti testet tek vullnetarët për të vazhduar prodhimin në masë. David Fernandez Rivas tha se pret që kjo mënyrë aplikimi jo vetëm të ndihmojë në rritjen e numrit të personave që do të vaksinohen, por edhe të shmangë rrezikun e infektimeve përmes gjilpërave. Gjithsesi, do të duhet 1-3 vjet që kjo metodë të bëhet e zbatueshme për publikun e gjerë, në varësi të progresit të kërkimeve. Metoda e re synon t’u vijë në ndihmë veçanërisht njerëzve që kanë fobi të injektohen përmes gjilpërave.

Burimi:reuters Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA