JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Medalistja e Lojërave Olimpike goditet me thikë për vdekje nga burri i vet
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/10/2021 16:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Medalistja e bronztë e Tokios, Agnes Jebet Tirop u gjet e vdekur në banesën e saj. Sipas mediave të huaja ajo u plagos me thikë në bark nga burri i saj. Atletja keniane u gjet e vdekur në apartamentin e saj në rrethin Eten, një qark në vendin afrikan.

Lajmi për humbjen e jetës së Agnes Jebet Tirop u konfirmua nga Federata Kenia e Atletikës, duke iu referuar thikave të shumta në trupin e saj, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga burri i saj. Vrapuesja fatkeqe kishte fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike 2020 në 5000 metra, ndërsa në shtator kishte thyer rekordin botëror në 10.000 metra.

Burimi:www.newsbomb.gr | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA