JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Izraeli evakuon fshehurazi nëpërmjet Shqipërisë 125 afganë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/10/2021 16:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Izraeli ka evakuuar fshehurazi 125 afganë nëpërmjet Shqipërisë. Ky lajm është bërë i ditur nga mediat izraelite të cilat shkruajnë se nëpërmjet grupit humanitar "IsraAID", Izraeli koordinoi evakuimin e 125 afganëve përmes Shqipërisë në fillim të këtij muaji. Grupi i të evakuuarve përfshinte gjyqtarë, çiklistë profesionistë, gazetarë, prezantues televizivë, aktivistë të të drejtave të njeriut, të afërm të diplomatëve afganë, artistë, oficerë të zbatimit të ligjit, shkencëtarë dhe të tjerë.

Ata mbërritën në Shqipëri pasi u evakuuan nga Afganistani, kur SHBA u larguan nga vendi në gusht dhe talebanët morën Kabulin. Në shtator, IsraAID mori pjesë në evakuimin e 42 grave dhe vajzave afgane në Emiratet e Bashkuara Arabe. Refugjatët pritet të zhvendosen në një afat të gjatë në vende si Kanadaja, Franca dhe Zvicra, tha IsraAID. Ndërkohë, IsraAID ka punuar për të siguruar nevojat për 125 refugjatët në Shqipëri, si dhe mbi 1.000 tashmë në vend.

Drejtori i Përgjithshëm IsrAID , Yotam Politze deklaroi se edhe pse ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë po ndërtohen baza të përditshme dhe se tashmë qëllimi është të refugjatë t’u sigurohet gjithçka që u duhet për të ndërtuar jetën e tyre. Organizata planifikon të mbështesë 167 afganë në një plan më afatgjatë. IsraAID gjithashtu ka punuar edhe me gazetaren Danna Harman, e cila është shprehur se një gjë e mirë është fakti se pati shumë reagime të mira pas thirrjes për të ndihmuar afganët.

Ne na takon që të dëgjojmë dhe të respektojmë thirrjet që bëhen për ndihmë. Me sa mundemi duhet të shtrijmë dorën dhe të ofrojmë mbështetje.

 Afghan passport. (photo credit: ETHAN SCHWARTZ (ISRAAID))