JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Vdis!” Albana Fico sulmon Alfred Çakon: Përhap budalliqe, është një fyerje
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/10/2021 15:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Albana Fico, shefja e Institutit të Shëndetit Publik është duke mbajtur një takim në Elbasan, në të cilin po flet për pandeminë dhe vaksinimin. Ndërkohë, gjatë fjalës së saj ajo ka sulmuar edhe konspiracionistin Alfred Çako, duke i konsideruar si “budalliqe” deklaratat që ka bërë ky i fundit. Fico tha se njerëzit nuk mund të dëgjojnë Çakon mos të vaksinohen dhe më pas të vdesin.

“Një Alfred Çako çfarë është ai, është një fyerje, nuk e kuptoj si është e mundur që burime të tilla të papërgjegjshme dhe të drejtën e vërtetës e kemi ne që kemi bërë shkollim për mjekësi, përhapin budalliqe të tilla, jo çipi, jo kjo, jo po ajo. Ore zotërinj, pyesni, ka fakultet mjekësie, ka ISHP, bëni një forum me pyetje dhe t’iu japim përgjigje. Nuk mund që njerëzit të dëgjojnë Çakon dhe thonë nuk duam të vaksinohen, welcome, vdis.”-tha shefja e ISHP.