JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Ju zhdukim si familje, do të q* robt”, sherri mes dy mësueseve te ‘Çajupi’ nisi me: Pse më shan prapa krahëve
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/10/2021 16:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është zbardhur dëshmia e dy mësueseve Elida Qenami dhe Domenika Toptani të cilat u pezulluan nga puna pas një sherri banal që degjeneroi në përdorimin e armës së zjarrit dhe karrigeve. Mësuesja Elida Qenami ka deklaruar ka qenë në mësim kur ka dëgjuar disa njerëz duke u zënë dhe më pas ka marrë vesh se ata ishin të afërmit e saj. Sipas "ReportTv" në dëshminë e saj ajo ka treguar se më 8 tetor kolegia e saj Domenika Toptani e ka ndaluar duke i thënë: "Pse më beni shenja pas krahëve të mi". Në këtë moment ka nisur një debat verbal mes tyre dhe sipas Qenamit, kolegia i ka përmendur bashkejetesën e saj dhe divorcin.

Ndërkohë pas një jave dy mësueset janë takuar sërish për të shuar sherrin mes tyre, por sherri mori përmasa më të mëdha pas përfshirjes së familjarëve të tyre. Qenami ka treguar se ajo është kërcënuar nga djali i Domenikës, Alvaro Toptani me fjalët "Ke bërë gabimin më të madh të jetës tënde, do të të q.... ropt, do të vrasim etj":

Nga ana tjetër, mësuesja e Historisë Domenika Toptani ka dhënë një version tjetër për këtë ngjarje duke treguar se ka qenë mësuese Elida ajo që i ka thënë "Hajde pak merru vesh me kta cubat e mi, e shikon me çfarë jam në tavolinë". Më pas sipas Toptanit ata e kanë kërcënuar me fjalët se "Ju varim, ju zhdukim si familje, nuk pyesim për djalin tënd se është i vetëm, nuk na njeh neve jam shef policie", etj. Ajo ka treguar se është goditur me grushte nga një person që iu prezantua si shef policie.

Nga ky sherr ku u përfshinë 6 persona pati edhe të plagosur ndërsa policia arrestoi edhe njërin prej tyre. Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë ka njoftuar se dy mësueset janë pezulluar nga puna. 5 familjarë të tjerë të mësueseve janë vënë nën hetim janë: Elton Kasaj, 30 vjeç, Enrik Qenami, 41 vjeç, të afërm të mësueses së letërsisë Elida Qenami dhe Enea Kovaçi, 32 vjeç , Ndriçim Qefalija, 43 vjeç, Laert Duro, 41 vjeç dhe është shpallur në kërkim Alvaro Toptani, 27 vjeç, i afërmi i mësueses së Historisë, Domenika Toptani.