JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Yuri Kim takon Tigrin dhe i kërkon të luftojë korrupsionin: Ndërmerr aksion që Shqipëria të jetë më e pasur
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/10/2021 15:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ambasadorja Yuri Kim duket se ka gjetur personin e duhur në qeverinë Rama 3 për t’i besuar një mision të vështirë siç është ai i luftimit të korrupsionit ndër zyrtarët e lartë ën partneritet me SHBA. Miq të dashur, është as më pas e as më shumë Tigri i Ramës, ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, aktualisht ministër i Rindërtimit dhe Zv/Kryeministëri i cili zëvendëson firmën e liderit suprem. Kim ka deklaruar nëpërmjet një postimi në Twitter: “I bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur.” Duket se Ahmetaj, si një person me eksperiencë në fushën anti-korrupsion është gjetja e duhur e ambasadores dhe SHBA për të çuar këtë mision deri në fund. Cili është mendimi i popullit shqiptar për të rekrutuarin më të drejtë të qeverisë ndër vite?!