JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vuante nga depresioni pas lindjes/ 34-vjeçarja hidhet nga 200 metra lartësi me foshnjën 1 muajshe dhe djalin 3 vjeç në krahë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/10/2021 15:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë dyshohet se vrau foshnjën e saj të porsalindur dhe djalin e vogël, pasi u hodh gati 200 metra nga kati i 19 i banesës në Moskë me dy fëmijët në krahë. Olga Zharkova, 34 vjeç dyshohet se ka vuajtur nga depresioni akut pas lindjes para se të vriste veten dhe fëmijët e saj. Sipas mediave të huaja, Olga kishte shkruar një letër ku thoshte se nuk donte t’i linte fëmijët e saj në këtë “botë të vështirë dhe të zymtë”.

“Ajo u ankua tek të njohurit e saj se kishte depresion pas lindjes. Ajo ndihej e vetmuar dhe e lodhur.”-tha një burim i zbatimit të ligjit për Komsomolskaya Pravda.

Më herët ajo ishte ankuar se burri i saj Dmitry, 35 vjeç, ishte larg shtëpisë për periudha të gjata gjatë detyrave të tij ushtarake, thonë raportet që citojnë zbatimin e ligjit.

Burimi: www.dailymail.co.uk| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA