JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shqetësuese! Dhunë ndaj prindërve, gruas dhe fëmijëve gjithandej
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/10/2021 14:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kohëve të fundit, të gjithë jemi dëshmitar të dhunës që është e pranishme gjithandej. Përleshje të shumta mes të rinjve e grupeve të ndryshme janë duke ndodhur shumë shpesh nëpër ambiente publike dhe jo vetëm. Por, nuk mungojnë as rastet e dhunës në familje. Vetëm ditën e sotme janë regjistruar tre ngjarje të rënda. Tre persona janë arrestuar nga policia për dhunë. A. H., 30 vjeç u arrestua në Shkodër, pasi në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Gjithashtu, G. K., 51 vjeç u arrestua në Shkodër, pasi në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikologjike nga ish-bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të saj, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga gjykata. Një tjetër person për dhunë në familje është arrestuar në Durrës. Sipas policisë S. B., 26 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Gjithashtu u arrestua B. R., 55 vjeç, pasi një grua 40-vjeçe e kallëzoi se ka tentuar që ta përdhunojë.