JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Moti i keq “Ballos” godet Shqipërinë, reshje shiu dhe stuhi të forta priten sonte
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/10/2021 14:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi do të rikthehet sërish mbrëmjen e sotme në territorin e Shqipërisë. Një stuhi e quajtur "Bellos" që do të godasë vendin tonë, Maqedoninë e Veriut dhe pjesën veri-perëndimore të Greqisë do të shoqërohet me reshje shiu të dendura, stuhi breshëri në zonat ishullore dhe bregdetare, reshje bore në zonat malore por kryesisht në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë erërat shumë të forta mund të shoqërojnë stuhitë që do të ndodhin në kontinent dhe zonat ishullore përreth. Temperaturat kanë nisur të ulen por pritet që në vijim të ketë ulje të tjera drastike ku në zonat malore termometri zbret në -1 gradë, ndërsa maksimumi parashikohet jo më shumë se 20-21 gradë.