JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bërnabiç: NATO dhe KFOR të ndalë Albin Kurtin!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/10/2021 12:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ana Bërnabiç, kryeministrja serbe ka kërkuar reagimin e bashkisë ndërkombëtare teksa policia e Kosovës njoftoi zhvillimin e një aksioni anti-kontrabandë në veri dhe në komunat e tjera të vendit.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”,-deklaroi Bërnabiç nëpërmjet një deklaratë në media.

Mëngjesin e sotëm policia e Kosovës nisi aksionin kundër kontrabandës së mallrave në veri, aksion i cili u kundërshtua nga qytetarët e Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut, komuna të banuara me shumicë serbe. Gjatë aksionit u panë qytetarët të cilët hodhën në drejtim të Policisë sende të forta, gjë që shkaktoi përleshje mes palëve. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese. Deri më tani dy policë dhe gjashtë qytetarë kanë mbetur të plagosur.