JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Plas sherri në lokalin në Lushnje! Pronari tenton të vrasë me thikë klientin 41-vjeçar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/10/2021 11:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Lushnje. Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta, një 49-vjeçar i identifikuar si Agron Dervishi ka goditur me thikë një 41-vjeçar i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Dervishi, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe 1 shkop bejzbolli. Policia ka arrestuar Dervishin dhe 55-vjeçarin Arjan Tabaku për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Tentoi të vriste me thikë një shtetas, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe kap autorin e dyshuar.

Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas për moskallëzim krimi. Pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushnjës ka shkuar i plagosur shtetasi G. D., 41 vjeç, menjëherë është ngtitur grupi hetimor dhe pas një pune intensive dhe veprimeve të mirëorganizuara u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., i cili në lagjen “20 Tetori”, në lokalin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 41-vjeçarin.

Shtetasi G. D., ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe 1 shkop bejzbolli.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin A. D., 49 vjeç, banues në Lushnjë. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. T., 55 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ka qënë i pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka kallëzuar në organet kopetente krimin e ndodhur.