JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Si u përdhos kombi nga strukturat e Air Albania për para?! Në stadium u shitën shishe uji, kola, birra
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/10/2021 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është e ditur nga të gjithë që shishet e ujit janë të ndaluara rreptësisht në stadiume. Megjithatë një episod i paprecedentë u pa mbrëmjen e djeshme në Air Albania teksa tifozët e kombëtares shqiptare lëshuan shishe uji drejt lojtarëve të Polonisë. Nëse nuk mundëm të fitonim e të bëheshim lajm për këtë, në mediat botërore morëm vëmendjen e duhur përsa i përket harbutërisë dhe sjelljes, respektit ndaj kundërshtarit.

Nëse ndonjë episod keqdashës i nxitjes së dhunës do të kishte përfunduar me lëndime për lojtarët e Polonisë, i gjithë faji do i qe atribuuar tifozerisë, por jo organizatorëve, që neglizhuan rregulloren dhe mundësuan që tifozët të gjuanin me shishe uji në stadium. Ata vetë njoftuan që shishet me tapa nuk do të lejoheshin dhe pas pjesës së parë nisën të shiheshin masivisht shishe me tapa, pas lodhjes së shitjes së ujit në gota plastike. Përveç shitjes së shisheve të ujit me tapa, në stadium qarkulluan edhe pije energjike, të gazuara dhe birra.