JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Jo vetëm në Shqipëri- Poloni/ Tifozët hungarezë u përleshën me policinë në Wembley
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/10/2021 0:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndeshjet e djeshme të Grupit I për eliminatoret e Kampionatit Botëror "Katar 2022" u shoqëruan me trazira mes tifozerive. Pas përplasjes së tifozëve shqiptarë me ata polakë në "Air Albania", incidente ndodhën gjithashtu edhe në ndeshjen mes Anglisë dhe Hungarisë. Videot e sherrit janë publikuar në rrjetet sociale dhe po qarkullojnë me shpejtësi.

Gjithçka nisi në momentin kur policia e Wembleyt shkoi për të arrestuar një tifoz hungarez, por në atë moment situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tifozët kanë nisur të zihen me policët. Nga ana tjetër këta të fundit iu kundërpërgjigjën duke i qëlluar me shkopa gome. Megjithatë situata u vu nën kontroll dhe ndeshja vijoi normalisht. Rezultati doli 1-1.

Edhe gjatë ndeshjes Shqipëri- Poloni pati tensione, ku pas shënimit të golit nga miqtë në minutën e 77-të, tifozët kuqezinj u irrituan dhe qëlluan me shishe në drejtim të futbollistëve polakë. Ndeshja u ndërpre për pak minuta deri në normalizimin e situatës, për të vijuar më pas që të luheshin minutat e mbetura. Kombëtarja nuk ia doli të shënonte, duke sjellë kështu mërzitje tek tifozët, ndonëse loja ishte mjaft e mirë dhe e ekuilibruar.