JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Atmosferë e “zjarrtë” në Air Albania/ Tifozët Kuqezi mbushin stadiumin, jashtë festohet me këngë dhe valle
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12/10/2021 20:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kanë mbetur edhe pak minuta nga nisja e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë në stadiumin Kombëtar "Air Albania". Atmosfera festive duket e mrekullueshme dhe tifozët kuqezi tashmë kanë tejmbushur stadiumin. Po ashtu edhe jashtë ambienteve të tij shihet një numër i madh tifozësh, të cilët kanë ardhur nga të katër anët e vendit për të mbështetur Kombëtaren në këtë ndeshje historike, e vlefshme për kampionatin Botëror "Katar 2022".