JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Grabitet shtëpia e Lemina/ Tre persona lidhin me litar vajzat brenda saj dhe marrin 300 mijë €
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/10/2021 19:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-mesfushori i Juventusit Mario Lemina, ka rënë pre e një grabitjeje nga hajdutët në shtëpinë e tij në Nisë të Francës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa Lemina ishte duke luajtur me ekipin kombëtar të Gabonit në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Gazeta franceze L’Équipe, raporton se tre kriminelë, me kapuç dhe të armatosur, hynë në shtëpinë e futbollistit dhe kërcënuan vajzat e pranishme në të duke i lidhur me litar, përfshirë partneren e Lemina, Fanny Neguesha, ish-e dashura e Mario Balotellit.

Hajdutët dyshohet se kanë grabitur bizhuteri, veshje dhe sende të tjera me vlerë totale prej rreth 300,000 euro. Për shkak të kësaj Lemina i tronditur ka kërkuar që të mos e luajë ndeshjen e ardhshme kualifikuese në Katar 2022 kundër Angolës.

Burimi: getfootballnewsfrance.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania