Tyson Fury dhe Deontay Wilder dhuruan spektakël në një nga ndeshjet më emocionuese të titullit të peshave të rënda në historinë e boksit. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të trilogjisë së tyre të paharrueshme, Fury mundi bindshëm Deontay Wilder me anë të grushtit të dhunshëm me nokaut në Rundin 11 duke mbrojtur titujt e tij WBC dhe linearë brenda T-Mobile Arena në Las Vegas.
Por raundi i 11-të ishte vendimtar pasi Fury e rrëzoi Widlerin me një grusht aq të fortë saqë u dëgjua edhe gjatë transmetimit të ndeshjes. Një video ka kapur zhurmën e goditjes së Furyt mbi Wilderin dhe dëshmon se ai është një goditës i frikshëm. Pas ndeshjes vetë Fury tha"
That thud. Fury can whack. pic.twitter.com/zOM08tZv7g
— 𝗢𝗹𝗹𝗶𝗲 𝗥𝗮𝗱𝗲𝗿𝗲𝗰𝗵𝘁 (@Raderecht02) October 10, 2021