JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Përballje e çmendur! U knockout-ua 2 herë nga Wilder, si arriti të ngritet Fury
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/10/2021 18:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shtatë raunde para se Tyson Fury të siguronte fitoren në përballjen triologjike kundër Deontay Wilder me një knockout në rundin e 11-të, “Gypsy King” u duk se pati vështirësi ta mënjanonte fuqinë e tmerrshme të rivalit amerikan, sidomos në rundin e katërt. Në këtë raund, amerikani knockout-oi kampionin dy herë, për ekstazën e të gjithë të pranishmëve.

Vlen të theksohet se kjo ishte hera e parë në karrierë për Fury-n që pësoi dy knockout brenda një meci. Për ta përmbledhur sa e çmendur ishte kjo përballje, vetëm një raund më herët ishte Fury ai që po knockout-onte Wilderin. Sidoqoftë, nuk mund ta mohojmë se Wilder pati një start të ndritshëm mbrëmë me këto dy knockout.