JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Çfarë është ‘pushteti i butë’? Pse sheiku miliarder Mansour i Abu Dhabit bleu Manchester City-n?!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/10/2021 16:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Newcastle United mban një vend tragjiko-komik në mendjet e tifozëve të futbollit anglez. Klubi mund të bëjë “rrëmujë” në çdo situatë. Pavarësisht suportit të mbështetësve, klubi nuk ka fituar në divizionin e parë për gati një shekull. Herën e fundit kur iu afrua, në vitin 1996, arriti një epërsi prej 12 pikësh dhe menaxheri i saj, Kevin Keegan, pati një 'krizë publike' pas një talljeje nga Alex Ferguson, rivali i tij tek Manchester United.

Pavarësisht historisë së tij të pafat, më 7 tetor fondi i pasurisë sovrane i Arabisë Saudite, i cili kryesohet nga Muhammad bin Salman, princi i kurorës i mbretërisë, njoftoi se kishte blerë klubin për 305 milion paund (415 milion dollarë). Fondi premton të sjellë një lavdi të shumëpritur, të paguar nga rezervat e parave të sheikut. Pse regjimet autoritare janë kaq të interesuara për klubet angleze të futbollit?

Arsyeja e parë është projektimi i një “pushteti të butë”. Në librin “Njerëzit e Putinit”, Catherine Belton pohon se presidenti i Rusisë udhëzoi Roman Abramovich, një oligark i cili ishte bërë i pasur nën patronazhin e tij, të blinte Chelsea, një ekip mesatarisht i suksesshëm i Londrës perëndimore (Abramovich e mohon këtë.) Nga ana tjetër, Kremlini thotë se Belton, kishte vendosur që mënyra për të fituar pranimin në shoqërinë britanike ishte nëpërmjet dashurisë së madhe të vendit. Pra, futbollit. “Që në fillim, blerja kishte për qëllim ndërtimin e një “parimi” për ndikimin rus në Mbretërinë e Bashkuar”-shkruan ajo. Zotërimi i një klubi të profilit të lartë evropian gjithashtu u jep regjimeve më shumë ndikim brenda FIFA-s, organit drejtues të lojës globale. Kjo mund të ketë rezultuar e dobishme, kur Rusia konkurroi me sukses për Kupën e Botës në vitin 2018.

Burimi: THE ECONOMIST | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA