JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dikur Brojën s’e ndante nga stoli, flet Edi Reja: Nuk kam çfarë t’i them lojtarëve
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10/10/2021 7:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edi Reja, trajneri i kombëtares shqiptare ka komentuar fitoren ndaj Hungarisë dhe renditjen e Shqipërisë në vend të dytë. Ai ka thënë se duhet të jenë me këmbë në tokë pasi ndeshja me Poloninë do të jetë e vështirë. “Ishte një ndeshje perfekte, nuk kam çfarë t’i them lojtarëve”-ka shtuar ai.

“Ishte një kënaqësi e madhe që fituam dy ndeshjet me Hungarinë por duhet të jemi me këmbë në tokë sepse na pret një ndeshje shumë e vështirë ndaj Polonisë. Ndeshja pati edhe disa momente negative sepse rastet që i krijuam sot duhej të shfrytëzoheshin si duhej. Ndeshja që zhvilluam sot ishte gati perfekte sidomos në aspektin taktik në mbrojte por dua të them që kjo nuk është maksimumi që ky ekip mund të bëjë sepse kemi mundësi të bëjmë më shumë dhe më mirë.”- është shprehur ai.