JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Fitore historike! Shqipëria mposht Hungarinë me rezultatin 1-0
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09/10/2021 22:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka përfunduar ndeshja mes Hungarisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Kampionatin Botëror "Katar 2022". Ishte Armando Broja i cili në minutën e 79-të kaloi në avantazh kuqezinjtë "Pushkash Arena". Ndeshja e radhës do të jetë ajo me Poloninë.

Fitorja e sotme e mban Përfaqësuesen tonë në vend të dytë në grup me 15 pikë, në 7 ndeshje të luajtura ku ka humbur 2 dhe ka fituar 5. Anglia udhëheq grupin me 19 pikë pas fitores 5-0 me Andorrën. Në vend të tretë me një pikë më pak se Kombëtaraj jonë, ndodhet Polonia, e cila mposhti San Marinon.