JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Arturo Vidal e tepron me pijen në ‘club’! Filmohet i dehur teksa hipën mbi Ferrarin e tij
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/10/2021 13:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal është protagonisti i një videoje virale që po bën xhiron e rrjetit pasi ai shfaqet i dehur teksa përpiqet të hipë mbi Ferrari 488 Spider. Nga imazhet mund të shihet se Vidal në vend që të hapë derën dhe të futet brenda ai hipën mbi Ferrari dhe bën disa rrokullisje me kokë, gati për të rënë në tokë.

Pasi hipën në Ferrari, mesfushorit i duhet pak kohë për të kuptuar se makina ka shofer dhe ai duhet të ulet te vendi i pasagjerit. Ndërsa një vajzë që ka filmuar videon thotë: "Arturo mezi qendron në këmbë". Kjo ngjarje që është bërë virale tani daton më 18 gusht, tre ditë para ndeshjes midis Inter dhe Genoa dhe debutimit të kilianit në ligë me Inzaghi. Klubi i cili ishte në dijeni të çështjes ka njoftuar se tashmë ka folur me mesfushorin e tij dhe se ai e ka sqaruar dhe adresuar çështjen.

Por kjo nuk është hera e parë që Vidal has në këto situata: në vitin 2015, në Kili, ai u përfshi në një aksident me Ferrari F458, duke shkatërruar makinën e tij të garave, duke rezultuar pozitiv për testin e alkoolit dhe pas kësaj patenta iu hoq për dy vjet.

Burimi:tuttosport Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA