JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pas kërkimeve për të dashur në internet, ylli i Anglisë në lidhje me vajzën e Guardiolës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/10/2021 16:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marrëdhënia e përfolur e Dele Alli me vajzën e Pep Guardiolës duket se do të jetë ende e fortë pasi ata u panë në një darkë romantike në Mayfair. Mesfushori i Spurs 25 vjeç u pa duke puthur me 20-vjeçaren Maria në një bar në Londër gjatë muajit maj dhe duket se lidhja mes tyre vijon edhe pas pesë muajsh. Mediat britanike kanë fotografuar vajzën e trajnerit të Manchester City bashkë me futbollistin Dele duke dalë nga një Starbucks në qendër të Londrës, pasi u larguan dje nga Restoranti dhe Bari Novikov aty pranë në Berkeley Street.

Dëshmitarët treguan se çifti i të rinjve u larguan bashkë me makinë dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Kjo lidhje e futbollistit Dele vjen pasi ai u nda nga e dashura e tij Ruby Mae në muajin shkurt dhe ishin të lidhur prej pesë vitesh. U përfol se ai po kërkonte të dashur në aplikacionin e takimeve të famshëm Raya.