JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Donnarumma: Dhashë gjithçka për Milanin, shpresoj që të mos më fishkëllejnë në San Siro
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/10/2021 15:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Italia do të luajë ndeshjen kundër Spanjës në San Siro dhe ky fakt e bën portierin italian të ‘‘trembet’’. Kthimi i tij në Milano pas largimit drejt PSG e bëjnë Donnarumman t’i trembet faktit që do ketë ende tifoza të zemëruar me të, të cilët nuk do ta mirëpresin.

"Unë jam dhe do të jem gjithmonë një tifoz i Milanit, shpresoj që çështje të tilla të lihen mënjanë."- është shprehur portieri i kombëtares italiane.

Në San Siro do të luhet gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve, ku Italia e Mancinit me siguri do të kërkojë fitoren. Italianët kanë vetëm një objektiv, finalen e Ligës së Kombëve ku mund të luajnë kundër Belgjikës ose Francës. Por së pari duhet të kalojnë Sapnjën.