JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Flet Mbappe: I thashë PSG -së në korrik se doja të largohesha
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/10/2021 14:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paris Saint-Germain refuzoi të linte Kylian Mbappe të bashkohej me Real Madridin në merkaton e verës 2021, një vendim të cilin francezi e pranoi edhe pse ai kërkoi të largohej nga Parc des Princes.

Pavarësisht të gjithë zërave mediatikë, Mbappe ka qëndruar i heshtur në prapaskenë, por tani ai ka dhënë versionin e tij se si rrodhën gjërat. ‘‘Kam kërkuar të largohem dhe nga ai moment nuk kam pranuar të rinovoj kontratën.’’- është shprehur Mbappe për RMC Sport, në një intervistë me gazetarin Jerome Rothen.

‘‘Kam kërkuar nga klubi të pranojnë ofertën e Realit që të fitonin disa para dhe me atë shumë të gjenin një zëvendësues. U kam thënë shumë kohë më parë në mënyrë që të kishin kohë për të reaguar. Unë kam shpresuar që do gjendej gjuha e përbashkët që të dyja palët të dilnim të fituara.’’- ka thënë sulmuesi francez.

Mbappe gjatë intervistës ka thënë gjithashtu që është i lumtur tek PSG për momentin, pavarësisht faktit që nuk mundi të largohej këtë verë. ‘‘Kam qënë gjithmonë i lumtur këta katër vite këtu dhe ende ndihem ashtu.’’- është shprehur Mbappe.