JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksident i frikshëm, pilotët fluturojnë në ajër gjatë garës në Moto3
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/10/2021 12:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë garës së kategorisë Moto3 në pistën amerikane Austin, ka ndodhur një aksident i frikshëm. Deniz Oncu, piloti turk i KMT ka qënë protagonist i këëij aksidenti.

Piloti turk ka ndryshuar papritur trajektoren dhe ka prekur gomën e pasme të spanjollit Jeremy Alcoba duke u bërë shkaktar për rrezimin e këtij të fundit. Ndërkaq dy pilotë të tjerë kalojnë mbi motorin e Alcoba.

Të dy pilotët rrëzohen pas impaktit, teksa njëri përfundon në pistë e tjetri në barrierat mbrojtëse. Pilotët ishin me shpejtësi të madhe pasi aksidenti ndodhi në një pjesë të drejtë të pistës.

Fatmirësisht asnjë pilot nuk pati dëmtime serioze nga aksidenti, ndërkaq gara u ndërpre teksa ishte në xhiron e parafundit.