Që prej orës 21:00 po luhet supersfida PSG-Mançester Siti e vlefshme për Grupin A të “Champions League”. Parisienët vijnë nga një barazim zhgënjyes 1-1 në sfidën e parë me Klub Bryzhin, ndërsa Siti vjen nga një fitore e thellë 6-3 ndaj Lajpcigut. Ndërkohë Messi ka shënuar edhe golin e parë në minutën e 74-t të ndeshjes. Tifozët e entuziazmuar kanë shpërthyer në ovacione menjëherë pas atij super goli të shënuar nga ylli argjentinas.