Duket e çuditshme por është e vërtetë! Futbollisti i njohur francez Antoine Griezmann ka tre fëmijë të cilët i kanë lindur më datë 8 prill në vite të ndryshme ( përkatësisht në 2016, 2018 dhe 2021). Në prill të këtij viti Griezmann ishte pjesë e Barcelonës, por gjatë verës u transferua tek Ateltico Madrid.Prej disa vitesh ai është i martuar me partneren Erika Choporena. Më 8 prill të këtij viti atij iu desh të mungonte në sfidën ndaj Real Madrid për të shkuar pranë gruas, ndërsa i lindi edhe fëmija i tretë. Kjo është vërtetë e çuditshme, pasi edhe vetë shkencëtarët janë habitur se si të tre fëmijët të lindin në të njëjtën datë. Duket si diçka më tepër për të qenë thjesht rastësi, pasi shumë komentues në rrjetet sociale shprehen se kjo ngjan me një kombinim "magjik".