Florian Marku ia ka dalë të mundë kundërshtarin ukrainas Max Prodan duke arritur kështu të fitojë titullin kampion bote për federatën IBF. “Mbreti” shqiptar i ringut u shpall fitues pas 10 raundesh. Ai e dominoi gjatë gjithë kohës sfidën. Në stadiumin e Tottenham Hotspur të mbushur plot, Marku tregoi se ishte gjatë gjithë kohës mbi kundërshtarin, duke mos e vënë në diskutim fitoren për asnjë moment. Kjo ishte fitorja e nëntë për Markun në 10 ndeshje. Ai mbetet ende i pamposhtur, pasi nuk ka asnjë humbje.