Tmerrojnë talebanët: Do rikthejmë ndëshkimet e rënda dhe ekzekutimet!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.09.2021, 23:57

Një nga themeluesit e lëvizjes së Talebanëve dhe zbatuesi kryesor i interpretimit të ashpër të ligjit islam kur ata sunduan për herë të fundit Afganistanin, tha se kjo lëvizje e linjës së ashpër do të kryejë sërish ekzekutime dhe gjymtime të duarve, edhe pse ndoshta jo në publik. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve The Associated Press, Mullah Nooruddin Turabi minimizoi indinjatën për ekzekutimet e talebanëve në të kaluarën, të cilat ndonjëherë ndodhnin para turmave në një stadium, dhe paralajmëroi botën kundër ndërhyrjes tek sundimtarët e rinj të Afganistanit.

“Të gjithë na kritikuan për ndëshkimet në stadium, por ne kurrë nuk kemi thënë asgjë për ligjet e tyre dhe dënimet e tyre”, tha Turabi duke folur në Kabul për agjensinë The Associated Press. “Askush nuk do të na thotë se cilat duhet të jenë ligjet tona. Ne do të ndjekim Islamin dhe do t’i bëjmë ligjet tona bazuar tek Kurani”.

Që kur talebanët pushtuan Kabulin më 15 gusht dhe morën kontrollin e vendit, afganët dhe bota po shikojnë nëse do të krijojnë sërish sundimin e tyre të ashpër të fundit të viteve 1990. Komentet e Turabi vunë në dukje sesi udhëheqësit e grupit mbeten të ngulitur në një botëkuptim thellësisht konservator, të ashpër, edhe nëse ata po përqafojnë ndryshimet teknologjike, si videot dhe celularët. Turabi, tani në të 60-at e tij ka qenë ministër i Drejtësisë në ato vite. Po ashtu atë kohë bota denoncoi ndëshkimet e talebanëve, të cilat u bënë në stadiumin sportiv të Kabulit ose në bazën e xhamisë së madhe të Bajramit, të ndjekur shpesh nga qindra burra afganë.

Ekzekutimet e vrasësve të dënuar zakonisht bëheshin me një goditje të vetme në kokë, të kryer nga familja e viktimës, të cilët kishin mundësinë të pranonin "paratë e gjakut" dhe të lejonin fajtorin të jetonte. Për hajdutët e dënuar, dënimi ishte prerja e një dore. Atyre që dënoheshin për grabitje të udhëtarëve, iu pritej një dorë dhe një këmbë.

Burimi: apnews |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit