Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë: Vala e Deltës po thyhet

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.09.2021, 22:34

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm të mirë sa i përket situatës Covid në vend. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se vala e variantit të ri Delta po thyhet. Sipas tij të gjithë indikatorët epidemiologjikë në vend tregojnë qartë fillimin e rënies që nga java e kaluar. Por nga ana tjetër mjeku bën thirrje që të tregohet kujdes, pasi siç e krahason ai “aksidentet në mal ndodhin më shumë gjatë zbritjes se sa gjatë hipjes!”

Postimi i plotë

Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” Cit.: “Korbi”. Vala Delta po thyhet miqtë e mi! Më 30 gusht 2021 kemi përllogaritur që piku i valës Delta në Shqipëri do të arrihej ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021! Më 14 shtator pamë sinjalet e para të fillimit të rënies, me rënien për herë të parë të rasteve aktive (-147). Megjithatë, tashmë e kemi mësuar që duhet të presim të paktën një javë dhe idealisht dy javë për të qenë më të bindur për trajektoren. Sot, datë 23 shtator 2021, të gjithë indikatorët epidemiologjikë tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar! Në detaj: Po bie mesatarja e rasteve të reja në bazë 7 ditore! Po bie numri i rasteve aktive! Po bie mesatarja e përqindjes së pozitivitetit të testimeve në bazë 7 ditore! Po bie incidenca dyjavore e rasteve të reja për 100.000 banorë! Kujdes tani miqtë e mi, sepse aksidente në mal ndodhin më shumë gjatë zbritjes se sa gjatë hipjes! Duhen edhe disa javë përpara se të zbresim plotësisht. Fatkeqësisht humbjet e jetës janë më të vonuara me 10-14 ditë në krahasim me rastet e reja dhe rënia e tyre do të fillojë në gjysmen e parë të tetorit, nëse rënia e rasteve është e vazhdueshme! Deri atëherë këshillat janë të thjeshta nëse nuk jeni të imunizuar (as të shëruar dhe as të vaksinuar): Vaksinohuni nëse nuk e keni të kundraindikuar! Ruani distancën! Evitoni grumbullimet! Shtrëngojmë dhëmbët edhe pak por vala Delta ka filluar rënien e qartë!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit