Strehimi i afganëve në Shqipëri, një pjesë e të cilëve sipas burimeve u mësua se ishin punonjës të fondacionit George Soros, duket se e ka përforcuar më tej miqësinë e këtij të fundit me kryeministrin Rama. Po ashtu edhe djali i miliarderit, Alex Soros ka qenë aktiv në rjetet sociale dhe herë pas here ka postuar edhe foto nga takimet e ndryshme me Ramën, të cilin e cilëson si shok. Së fundmi Rama ka postuar një foto me vetë miliarderin George Soros me të cilin është takuar në New York, teksa liderët janë mbledhur në SHBA për Asamblenë e 76-të të Përgjithshme të OKB. “Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”- shkruan Rama, teksa e shoqëron postimin me një emoji me sytë me zemra.