Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e doganierit Julian Mandija i cili punonte në Portin e Durrësit. Mandija ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dënuar me 7 vite burg për “Trafikim lëndësh narkotike” por kjo nuk e kishte penguar të punonte si doganier dhe të përfitonte prej kësaj pune. Mësohet se babai i Julianit, Ilir Mandija kishte përfituar nga puna e djalit si doganier dhe kishte hapur një agjenci doganore të quajtur "Dean" duke qenë në konflikt interesi të hapur, pasi i biri është doganier.
Babë e bir vazhdonin punën të pashqetësuar nga autoritetet edhe pse miqtë e kolegët e tyre e dinin këtë fakt. Asnjëri prej tyre nuk ishte shqetësuar për këtë fakt por kishin vazhduar punën të qetë. Kujtojmë se Mandija është arrestuar ditën e sotme në vendin e punës dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë aty ku do vuajë dënimin për Trafik të Lëndëve Narkotike.