“Thesari shqiptar i Kontit të Montekristos është në Surrel dhe është vënë në shënjestër”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.09.2021, 17:45

Kastriot Myftaraj

Thesari shqiptar i Kontit të Montekristos është në Surrel dhe është vënë në shënjestër

Këta italianët si Pecorrelli dhe të tjerë njerëz në botë që kërkojnë thesare si atë të Kontit të Monte Kristos duhet ta dijnë se një vend në Shqipëri ku gjendet me siguri një nga thesaret më të mëdhenj në botë i përbërë nga gurë të çmuar të llojeve të ndryshme që nga diamantet etj., gjendet në Surrel në bunkeret nëntokësore të shtëpisë së Edi Ramës.

Kjo informatë është falas, nuk kërkoj një përqindje prej atij që arrin ta marrë këtë thesar. Dikush mund të thotë se Rama mund ta mbajë pasurinë e tij diku në bankat apo fondet e botës së offshoring-ut. Një pjesë e ka vërtet andej, por tashmë njerëzit si Rama nuk kanë më besim të plotë te bankat dhe fondet offshore pasi kur ke llogari sekrete nuk bën dot gjyq nëse të gënjejnë. Në të vërtetë në botën e offshoringut ka vetëm shifra në kompjuter që nesër mund të fshihen dhe të mohohet detyrimi ndaj depozituesit.

Shembulli i Presidentit-kryeministër të Afganistanit Ashraf Ghani dhe i zëvendësit të tij Arullah Saleh na treguan qartë mosbesimin e pushtetarëve të korruptuar ndaj offshore-ve. Të dy e mbanin të fshehur në shtëpi pasurinë e tyre në para dhe gurë të cmuar. Ashraf Ghani e mori me vete atë kur u arratis, ndërsa zëvendësi I tij nuk arriti ta merrte një pjesë të saj dhe ia gjetën talibanët në shtëpinë e tij. Të njëjtit lloj njerëzish si Ashraf Ghani dhe Amrullah Saleh i përket dhe Edi Rama.

Nëse grabitet thesari i Ramës në Surrel, atëherë ky do të jetë aksioni më spektakolar në historinë botërore të grabitjes së thesareve. E ç’ janë thesaret e Kontit të Monte Kristos, Ali Babait të Sezamit, apo ai i piratëve të ishullit të thesarit, para këtij thesarit të Surrelit. Ai apo më saktë ata që do të mund ta grabisin do të gjenden në situatën e favorshme që i grabituri nuk do të ankohet se është grabitur pasi nuk mund të pohojë që e zotëron këtë pasuri përrallore.

Është e vërtetë që kjo grabitje është e vështirë dhe shtëpia-bunker e Surrelit, “Sesami” i Edi Ramës është shumë e mbrojtur, por ai ka një pikë të dobët, si Akili thembrën e tij. Gardistët që ruajnë shtëpinë-bunker të Surrelit e kanë kuptuar se po mbrojnë një thesar të fshehur dhe ata nuk kanë ndërmend që të lenë kokën për të mbrojtur një pasuri të kundërligjshme.

Ata kanë detyrë ligjore që të mbrojnë kryeministrin por këtu lind pyetja se përse kryeministri strehohet në një shtëpi bunker në një shpat mali dhe jo si kolegët e tij nëpër botë, kryeministra dhe president. Edhe Presidenti i SHBA parashikohet të shkojë në një banesë si ajo e Edi Ramës në Surrel vetëm kur SHBA gjendet në luftë. Hitleri u strehua në një banesë-bunker të tillë tre muajt e fundit të luftës. Ata që do të provojnë të grabisin thesarin duhet të kenë parasysh se, në rast sulmi ndaj Surrelit Rama ka një plan si ai i Presidentit-kryeministër të Afganistanit Ashraf Ghani, pra që të ngarkojë thesarin në helikopterë dhe të largohet në drejtim të Serbisë.

Në rast sulmi serioz ndaj shtëpisë-bunker në Surrel reagimi i njësive të Gardës së Republikës dhe i njësive të tjera të armatosura ndihmuese të Policisë së Shtetit dhe Ushtrisë do të jetë praktikisht zero, siç ndodh gjithmonë në këto raste. Aq më tepër nëse sulmi ndodh kur Rama nuk është në Shqipëri dhe komandoja profesioniste ndërpret komunikimin me botën të rojeve të shtëpisë-bunker në Surrel. Ramën do ta mbrojnë e shumta grupi i ngushtë i truprojeve të tij, siç ndodhi me Ashraf Ghanin. Dhe Ashraf Ghani ishte me fat sepse i kishte rojet njerëz me të cilët kishte lidhje gjaku pasi Kadafin e tradhtuan në fund edhe rojet e tij duke ia vjedhur paratë dhe gurët e çmuar që kishte me vete.

Në rast sulmi ndaj Surrelit Rama llogarit edhe mbështetjen e një grupi kriminal që e mendon besnik por kjo gjë sjell një tjetër rrezik për të, pasi mund t’ i ndodhë si Artan Santos të cilin e vranë ata që i kishte paguar ta shoqëronin për ta mbrojtur, duke e shoqëruar me një motor të zi për të trembur disa të tjerë që e kërcënonin. Por ndodhi që gjërat sesi u ngatërruan. Pra këta lloj mbrojtësish mund ta grabisin thesarin për vete. Thesari në Surrel është shumë joshës për grabitësit e thesareve të tilla. Një komando profesionishtësh prej jo më shumë se tridhjetë vetësh do ta merrte thesarin pa vështirësi. Kuptohet edhe me mbështetjen e paguar të ndonjë nënkontraktori vendas.

Rama duhet të ketë kujdes edhe nga miqtë e tij amerikanë sepse ata nuk e kanë për turp që t’ u bëjnë të papritura të tilla njerëzve si Rama. Veçanërisht ai nr. 2 i ambasadës amerikane në Tiranë që ka ardhur së fundmi, Demian Smith është mjeshtër I këtyre punëve. Për të u tha zyrtarisht se ka qenë në Shqipëri si turist në 1997. Surreli me shtëpinë-bunker dhe tunelet poshtë saj është një vend shumë tërheqës turistik. Rama e ka kuptuar tashmë se diktatorët që e mbajnë pushtetin me frikësim dhe kanë bërë pasuri të kundërligjshme që e fshehin, janë njerëzit më të frikësuar dhe më të shqetësuar në botë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit