Emigracioni i të miturve, mediat italiane: Prindërit shqiptarë paguajnë nga 10 mijë €, por fëmijët janë zhdukur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.09.2021, 17:08

Emigrimi i fëmijëve të mitur është një fenomen që vazhdon të përhapet gjithmonë e më shumë. Nga dëshira e tyre dhe e prindërve të tyre fëmijët largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë në vendet e Europës dhe jo vetëm. Por rruga e largimit është shumë e vështirë, me kosto të lartë dhe me një rrezik të madh. Italia është një ndër vendet e preferuara për fëmijët e mitur dhe sipas mediave italiane 120 fëmijë shqiptarë të moshës 14 deri në 17-vjeç ndodhen në Torino. Por pasi nisen nga prindërit e tyre për të mbërritur në Itali, disa prej këtyre fëmijëve humbin kontaktet dhe sipas hetuesve rrëmbehen nga organizata kriminale.

Pas rrëfimit të një fëmije të mitur i cili deklaroi se prindërit e kishin nisur në Itali për t'u takuar me një të afërm që se kishte parë asnjëherë, policia filloi një hetim. Ky hetim përfundoi disa ditë më parë me akuza të rënda kundër 60 të huajve (kryesisht shqiptarë) që jetojnë në Torino dhe të cilët tani mund të rrezikojnë dënime deri në 11 vjet burg. Autoritetet policore treguan se ishin kontaktuar nga familjarët e të miturve, të cilët kishin treguar se të afërm të tyre në Itali u kishin ofruar mundësinë të strehonin dhe kujdeseshin për fëmijët e tyre.

Ne u kontaktuam nga të njohurit që jetonin në Itali, të cilët na thanë se do të kishte një shans për fëmijët tanë, kështu që ne pranuam. Çmimi i përcaktuar, për udhëtimin e të miturve të pashoqëruar ishte afërsisht 10 mijë euro, për t'u paguar paraprakisht.

Por pastaj, pas largimit, për disa prej tyre nuk është marrë asnjë lajm, asnjë informacion mbi fatin e fëmijëve. Dhe njëjtë si fëmijët janë ‘zhdukur’ edhe të afërmit, duke u pamundësuar familjarëve marrjen e një përgjigje për fatin e të miturve. Sidoqoftë, sado të pabesueshme të jenë këto histori, ato duket se janë vetëm maja e ajsbergut që fsheh një trafik vajzash dhe djemsh jo vetëm në Itali, por edhe në vendet e tjera evropiane dhe Lindjen e Mesme. Një trafik me të cilin merren sot departamentet speciale hetimore të Europol dhe Interpol.

Burimi:cronacaqui Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit