Sherr për parkimin në QSUT, qytetarët: Po na vdesin të sëmurët duke pritur në radhë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.09.2021, 16:52

Nuk është hera e parë që në ambientet e jashtme të QSUT-së qytetarët përfshihen në sherr dhe përplasje me njëri-tjetrin për shkak se nuk gjejnë dot vende për parkimin e makinave. Prej ditësh lejimi i hyrjes së një numri mjetesh më të madh se kapacitetet e parkimit është kthyer në një situatë të zakonshme në QSUT. Gjithashtu edhe ambulancat ndodh që bllokohen në trafik, teksa tranportojnë me urgjencë të sëmurë. Dritan Xhemali, menaxher projekti në QSUT pranon problematikën por thotë se zgjidhja nis nga disiplinimi i shoferëve, raporton Ora News. "I bëj thirrje qytetarëve që të mos hyjnë kur nuk e kanë shumë të nevojshme në QSUT sepse shkaktojnë kaos dhe pengojnë autoambulancat duke ndikuar në trafikun e rënduar. Jemi përpjekur por ne nuk mund t'i ndalojmë ata të hynë. Ne i sqarojmë që vende parkimi nuk ka dhe trafiku është i rënduar por nuk mund t'i ndalojmë sepse thonë jemi me të sëmurë brenda dhe duan t'i çojnë. Është e pamundur t'i ndalojmë"- shprehet ai.

Kujtojmë se QSUT ka 1200 vende për parkime, por aktualisht janë aktive 900 vende, pasi pjesa tjetër është zënë nga spitalet Covid 1 dhe Covid 3 për shkak se kanë vendosur kufizime në oborr për të respektuar rregullat anti-Covid.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit