Skandal në Romë! Prifti vjedh fondet e kishës për të organizuar orgji dhe festë me drogë e alkool

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.09.2021, 15:51

Një prift katolik në Romë është arrestuar nën dyshimin se ka vjedhur mbi 117,000 dollarë në fondet e kishës për të blerë drogë për të organizuar orgji dhe festa të ndryshme me alkool. Prifti 40-vjeçar i quajtur Francesco Spagnesi, cili njihet në famullinë e tij për fjalimet frymëzuese ndaj besimtarëve. Ai u arrestua pasi policia raportoi se shoku i tij i dhomës kishte importuar një litër GHB (e njohur si drogë përdhunimi) nga Holanda. Dy burrat dyshohet se kanë përdorur faqet e takimeve online për të ftuar mysafirë në shtëpinë e tyre, ku droga është përdorur dhe shitur. Në bastisjen e apartamentit të Spagnesis policia gjeti shishe që dyshohet se ishin përshtatur për pirjen e kokainës.

Spagnesi është një ish-student i mjekësisë i cili braktisi studimet për t'u bashkuar me priftërinë në moshën 26 vjeç. Dyshimet u ngritën kur një kontabilist i famullisë zbuloi se Spagnesi kishte tërhequr më shumë se 100,000 dollarë nga llogaria bankare e famullisë. Ky aktivitet bëri që peshkopi lokal të ndërhyjë dhe t'i japë fund qasjes së priftit në fondet, të cilat policia beson se ai po i përdorte për të blerë drogë. Kur Spagnesi nuk ishte më në gjendje të tërhiqte para nga llogaria e kishës, ai dyshohet se filloi të merrte para nga pjata e grumbullimit dhe të kërkonte para drejtpërdrejt nga famullitarët, të cilëve iu tha se po mblidhte para për familjet me të ardhura të ulëta.

Burimi: pinknews | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit