“Je tu marr veten në qafë për kokë të kalamajve”/ Si e priti nipi i Dukës ‘bosin’ turk të kriptovalutës në Rinas?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.09.2021, 16:14

Ditën e sotme u njoftua se policia ka arrestuar shtetasin Edevaldo Haxhiu pasi kishte ndihmuar bosin turk të kriptovalutave Faruk Fatih Ozer të fshihej nga drejtësia. Falë komunikimeve të shpeshta në telefon, u zbulua se Ozer ishte ndihmuar nga një shqiptar për t'iu fshehur autoriteteve. Hetimi kundër krimeve kibernetike zbuloi se në 9 raste Ozer foli në telefon me shqiptarë, menjëherë mbasi në datën 20 prill ai kaloi përmes aeroportit të Rinasit.

Sipas "TCH", Altin Canaj i cili është pyetur nga policia ka deklaruar se Haxhiu i kishte kërkuar të merrte një person me emrin Erkan.

Mbasi e mora me BMW në ngjyrë të bardhë që i përket Edevaldos e lashë në një hotel pranë 21 dhjetorit dhe më pas u ktheva në Durrës.

Por kur i riu është takuar ditën e nesërme me të dhe e ka marrë vesh që ky person ishte Faruk Fatih Ozer ka fikur telefonin bashkë me numrin. Ndërsa, Edevaldo Haxhiu i cili është nipi i kreut të federatës së futbollit, Armando Duka ka pranuar se e ka pritur turkun e shumë kërkuar pasi e kishte porosi nga një person tjetër me emrin Murat , që nuk ja prezantoi me identitetin e vërtetë.

“Duke qenë se konsumoja alkool i thashë mikut tim ta priste” rrëfen i dyshuari . Të nesërmen kur u interesova pranë hotelit për Erkanin ata më thanë se ky shtetas quhej Faruk Ozer. Por prokuroria këmbëngul se në përgjimet e detajuara, të riut i shkroi një mik ku e paralajmëronte ” je tu marr veten në qafë për kokë të kalamajve”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit