Një tjetër ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në vendin tonë. Ditën e sotme ra në prangat e policisë Julian Mandija, Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dënuar me 7 vite burg në mungesë nga Gjykata e Apelit në Aquila, Itali për “Trafikim lëndësh narkotike”. E gjithë çudia dhe njëkohësisht habia në këtë ngjarje qëndron në faktin se Mandija punonte si doganier në Durrës, i qetë pa u shqetësuar pa asgjë dhe duke u paguar me taksat e shqiptarëve.