JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Eltoni vrau ish-bashkëshorten me bukë në gojë, familjarët e Sabrinës padi në gjykatë: T’i hiqet kujdestaria e vajzës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/09/2021 13:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Partizan Bengaj, babai i Sabrinës e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj ka dorëzuar në gjykatën e Fierit padinë për heqjen e përgjegjësisë prindërore Elton Metës. Sabrina dhe Eltoni kishin qenë të martuar dhe ishin prindër të një vazje të mitur me inicialet N.B. Familjarët e Sabrinës tani kërkojnë që Eltonit t'i hiqet përgjegjësia prindërore që ka ndaj vajzës së mitur.

Kujtojmë se Elton Meta vrau ish-bashkëshorten e tij sapo ajo ishte kthyer nga puna dhe ishte duke ngrënë darkë, ndërsa vajza e tyre ishte duke fjetur. Meta tani ndodhet në burg, por ka deklaruar se babai i Sabrinës ishte ai që e kërcënonte vazhdimisht dhe nuk i lejonte të ishin bashkë.