“Kuvendi Kombëtar do të mblidhet kundër Bashës”/ Noka: Ai nuk përfaqëson vullnetin tonë, është minorancë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.09.2021, 12:59

Anëtari i kryesisë së PD Flamur Noka duke folur për mediat ditën e sotme ka njoftuar se Kuvendi Kombëtar dhe Kongresi i partisë do të mblidhen pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. Por Noka i cili i ka dalë në krah ish-kryeministrit Berisha ka njoftuar se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet kundër Bashës pasi ai tani është në minorancë dhe nuk përfaqëson vullnetin e tyre. Më tej ai ka shtuar se Basha ka nisur takimet me drejtuesit e degëve duke iu ushtruar shantazh që të sabotojnë takimet e Berishës.

I bëra me dije që duhet të kontrollojë artikulimin e tij sepse nuk mundet që lideri i opozitës të kapet pas të ashtuquajturës si “proamerikanizëm” dhe të sulmojë bazën. Kuvendi Kombëtar do mblidhet por jo për të shqyrtuar vendimet e SHBA, por do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, kundër kryetarit të PD i cili tashmë është minorancë ilegjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin tonë. Gjithcka është në proces dhe asgjë nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD. Nga informacionet që kemi, ka disa ditë që ka filluar takime me drejtues të degëve duke u u shtruar shantazh që të sabotohen takimet e Berishës. Kjo është e turpshme dhe e neveritshme.
Unë kam 30 vite në këtë parti, kam ardhur që fëmijë. Po të ishte për mua do isha mjek, por jam angazhuar për të ardhmen e këtij vendi. Ajo që më dhemb më shumë se cdo gjë tjetër është fati i PD dhe i demokracisë në Shqipëri sepse Basha me atë vendim përcau PD. I vetmi njeri që është sot i gëzuar nga ky vendim është Edi Rama, ka cuar ujë vetëm tek burimi i tij. Çdokush që i ka dalë në krah Bashës ju e keni parë si kanë dalë të zbehur të tronditur sepse asnjë nuk ka qenë pro atij vendimi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit