Shqiptarët morën 53 mln £ në grabitjen më të madhe në historinë e Britanisë, lirohet pas 15 vitesh njëri prej tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.09.2021, 11:31

Lea Rusha, 48-vjeçari shqiptar i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për grabitjen më të madhe në historinë e Britanisë është liruar pas 15 vitesh burg. Në vitin 2006, Rusha në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë dhe jo vetëm sulmuan një menaxher banke dhe u larguan me 53 milion paund duke shënuar grabitjen më të madhe në Britani dhe të dytën në të gjithë botën. Në shkurt 2006, Colin Dixon, menaxheri i depove të parave të Securitas në Vale Road, Tonbridge u rrëmbye nga një bandë e pamëshirshme që po kryente atë që do të bëhej vjedhja e dytë më e madhe e parave në botë.

Hajdutët ishin të armatosur me pistoleta dhe kallashnikov model ASH 82, prodhim shqiptar. Ata neutralizuan 14 rojat e armatosura të depozitës. Ndonëse e mbushën plot një kamion ‘Renault’, një veturë ‘Volvo’ dhe një ‘Vectra’, banditët arritën të merrnin vetëm 53 milionë stërlina duke lënë në depo 150 milionë stërlina të tjera, sepse kamioni kishte kapacitet vetëm 7,5 tonë

Stuart Royle, Roger Coutts, Lea Rusha dhe Jetmir Bucpapa u dënuan me burgim të përjetshëm për pjesën e tyre në grabitjen e depove Securitas pas një gjyqi në 2007. Emir Hysenaj gjithashtu u dënua me 20 vite burg, ndërsa ish -luftëtari i arteve marciale të përziera Lee Murray u dënua më vonë me 25 vjet burg. Sipas mediave britanike të paktën 36 arrestime u bënë gjatë hetimit të gjerë të policisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit