JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Prishet dasma/ Shokët hedhin dhëndrin në ajër, i riu thyen shtyllën kurrizore
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/09/2021 10:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një dasmë në Rumani nuk ka shkuar edhe aq mirë, pas kërcimit të dhëndrit me shoqërinë. Miqtë e dhëndrit, kanë dashur të festojnë pak ndryshe dhe kanë hedhur në ajër protagonistin e dasmës, por në momentin e rënies nuk është pritur mirë.

Dhëndri përfundon në tokë dhe dëmtohet rëndë. Incidenti ndodhi në një dasmë në Rumani të Premten në mbrëmje në sallën Castello në Baile Felix. Dr Lucia Dania tha për mediat vendase se dhëndri kishte ‘thyer shtyllën kurrizore’.