Një 23-vjeçare nga Vlora ka ndërruar jetë në spital, pas një ndërhyrje kirurgjikale. Mësohet se e reja kishte infeksion në bark dhe i ishte nënshtruar një operacioni. Gjatë operacionit, 23-vjeçarja, kaloi në gjendje shoku. Bëhet me dije se 23-vjeçarja kishte shkuar në spital me urgjencë mëngjesin e së mërkurës.